Masakër mjedisore në Zall-Herr, kamionët hedhin mbeturina dhe dhera

24 Dhjetor 2025, 16:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Masakër mjedisore në Zall-Herr, kamionët hedhin mbeturina dhe

Një masakër mjedisore po ndodh në zonën e Zall-Herrit, ku kamionë të ndryshëm sjellin mbeturina dhe dhera pallatesh dhe i hedhin në mënyrë të pakontrolluar.

Mbetjet shkarkohen ku të munden, në rrugë apo në lumë, pa asnjë kriter dhe pa asnjë përgjegjësi, duke dëmtuar rëndë mjedisin dhe jetën e banorëve të zonës.

Banorët shprehen se kanë bërë plot denoncime për këtë situatë alarmante, por problemi vazhdon i pandryshuar. Sipas tyre, kamionët vijnë dhe ikin pa u ndalur nga askush, duke e kthyer Zall-Herrin në një pikë grumbullimi të paligjshëm të mbetjeve.

“Përshëndetje! Ju lutem publikoje këtë masakër që po bëhet këtu në Zall-Herr nga kamionët që sjellin mbeturina dhe dherat e pallateve. I hedhin ku të munden, në rrugë, në lumë ku t’i vijë për mbarë. Kemi bërë plot denoncime, por ashtu sikur vijnë ashtu ikin.”, shkruhet në denoncimin për JOQ.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

Po ndodh...