Aksioni anti-drogë në Tiranë, mes të arrestuarve edhe dy drejtorë të “One Albania''

Një operacion i gjerë antidrogë i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e 22 personave, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.
Mes të arrestuarve bien në sy edhe emra të lidhur me kompaninë ONE Albania, fakt që e bën këtë operacion me ndikim të fortë publik dhe institucional.
Sipas burimeve zyrtare, në pranga kanë rënë edhe: Erald Sina, me detyrë Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania dhe Artan Pullazi, Team Leader në ONE Albania
Arrestimi i tyre ka ngritur pikëpyetje serioze mbi përfshirjen e individëve me pozicione drejtuese në kompani të mëdha private, duke e vendosur ONE Albania në qendër të vëmendjes mediatike dhe publike.
Kujtojmë që Erald Sina disa muaj më parë është marrë nën hetim për fshehjen e një sulmi të ndodhur në kompaninë telefonike “ONE”.
Nën hetim u vunë tetë persona, shtatë prej të cilëve janë punonjës të kompanisë që kujdesej për sigurinë e kompanisë, “Nazeri 2000” dhe punonjës sigurie të brendshme të kompanisë “ONE”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, ku dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e pikës ‘ONE’ në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Incidenti është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, Gentian Koçi i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.
Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.
Personat e arrestuar sot në Tiranë:
Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.
Gjatë kontrollit të banesave dhe automjeteve, policia ka sekuestruar:
10 kg Cannabis Sativa dhe 100 doza të gatshme për shpërndarje
Burime nga policia bëjnë me dije se:
5 persona janë arrestuar më herët në operacione të mëparshme
6 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal, rolet e secilit person dhe lidhjet e mundshme mes aktivitetit kriminal dhe pozicioneve profesionale, përfshirë edhe rastet që lidhen me ONE Albania.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
