“Shqipëria Bëhet” lajmëron protestë më 4 janar, Lapaj: Qëndresa dhe sakrifica janë arma jonë më e fortë

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka njoftuar zhvillimin e një proteste të dytë masive më 4 janar, në vazhdën e protestës maratonë që ka hyrë tashmë në ditën e saj të 18-të.
Në një deklaratë publike, drejtuesi i lëvizjes, Adriatik Lapaj, theksoi se kjo protestë përfaqëson një përballje të drejtpërdrejtë të qytetarëve me atë që ai e cilësoi si “qeverinë më të korruptuar në Europë”, duke nënvizuar se rezistenca qytetare po zhvillohet mbi vlera dhe jo mbi dhunë.
“Jemi në ditën e 18-të të protestës në këto ditë të ftohta të ftohti dhejtori duke e kthyer këtë protestë në një protestë maratonë të vlerave përballë makuterisë së qeverisë më të korruptuar në europë.
Jemi organizuar që më 4 janar të kemi protestën e dytë masive dhe jam I bindur që do të jetë shumë më e madhe sepse e kemi seriozisht.
Dua tu them qytetarëve që arma më e fortë që kemi është sakrifica jonë dhe qëndresa jonë sepse jemi këtu për të ndërtuar një republikë demokratie dhe atë mund ta ndërtojmë vetëm mbi sakrifica nuk mund ta ndërtojmë mbi flakë por mbi kontribut mbi rezistencë mbi përballje.” tha Lapaj.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
