“Takoni qytetarët”/ Rama porosi deputetëve! Detaje nga mbledhja e Grupit!

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku janë diskutuar disa çështje.
Gazetari Ergys Gjençaj thekson dy momentet më të rëndësishme që janë diskutuar. Së pari angazhimi i deputetëve në punët e komisioneve parlamentare dhe seancave plenare, me fokus të veçantë mbrojtjen e nismave që do dërgohen në votim.
Pika e dytë që ka marrë vëmendjen më të madhe është edhe turi “Punë për Shqipërinë” i nisur nga kryeministri Rama.
“Kryeministri Rama e ka vënë theksin e domosdoshmërisë të angazhimit të deputetëve në takimin me qytetarët në funksion të turit punët për Shqipërinë”, tha gazetari Gjençaj.
Ndërkohë nga një vëzhgim nga pamjet e publikuara nga zyra e shtypit të kryeministrit Rama, shihet edhe si janë pozicionuar të ulur deputetët e PS.
Elisa Spiropali, e cila në mbledhjen e fundit të Grupit ka pasur përplasje të forta më kryeministrin, i cili iu drejtua duke i thënë “ti mos fol në prezencën time”, ishte pozicionuar përballë Edi Ramës, në tryezën kryesore.
Ndërkohë një tjetër kritik brenda radhëve të socialistëve, Erion Braçe është spostuar, duke u ulur pranë Ilir Pëndavinjit dhe Asfloral Haxhiu.
Kujtojmë që Erion Braçe ka shprehur ambicien e tij, duke u vetëofruar si kandidat i mundshëm për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme vendore që pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
Për Punët e Shqipërisë
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128