Një i vrarë/ Sulm me armë në konsullatën izraelite në Stamboll, një prej autorëve i fshehur pas makinës dhe me kallash në dorë
7 Prill 2026, 13:00 / BOTA

Këto janë pamjet nga konsullata izraelite e cila u sulmua sot me armë nga tre persona, një prej të cilëve mbeti i vrarë pasi policia iu përgjigj të shtënave.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga mediat turke, një prej autorëve shihet i fshehur pas një makine me një kallash në dorë, ndërsa mban edhe një çantë shpine.
Gjatë përplasjes me policinë, dy efektivë policie mbetën po ashtu të plagosur.
Ministri i Brendshëm turk tha se tre autorët janë identifikuar, ndërsa dy prej tyre janë vëllezër. Ata janë futur në Stamboll përmes Izmiti me një makinë të marrë me qira.
Ende mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një grup terrorist, por hetimet vijojnë për përcaktimin e këtij sulmi të rëndë.
Mediat ndërkombëtare ndërkohë raportonë për tre të vdekur.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128