E rëndë në Zvicër, 71-vjeçarja shqiptare gjendet e vrarë në banesë, tre të arrestuar

24 Dhjetor 2025, 19:19 / BOTA ALFA PRESS

E rëndë në Zvicër, 71-vjeçarja shqiptare gjendet e

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Zvicrën këtë të mërkurë, ku një 71-vjeçare me origjinë nga Kosova është gjetur e vrarë brenda banesës së saj në zonën Buchs, në kantonin e Cyrihut.

Sipas autoriteteve zvicerane, trupi i pajetë i gruas u gjet pas mesnate, ndërsa në banesë ndodheshin edhe tre persona, të cilët janë arrestuar në kuadër të hetimeve.

Të ndaluarit janë një grua 48-vjeçare dhe dy burra, përkatësisht 51 dhe 27 vjeç.

Policia kantonale ka konfirmuar se viktima ka shenja dhune, ndërsa rrethanat dhe motivet e krimit mbeten ende të paqarta.

Autoritetet nuk kanë bërë publike detaje mbi lidhjen e të arrestuarve me viktimën, duke theksuar se hetimi është në fazë të hershme.

Po ndodh...