Superliga/ Vllaznia rikthehet te fitorja, barazim mes kaosit te Elbasani-Tirana

24 Dhjetor 2025, 20:24 / SPORT ALFA PRESS

Superliga/ Vllaznia rikthehet te fitorja, barazim mes kaosit te Elbasani-Tirana

Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mundi 3-2 Flamurtarin.

Sfida e luajtur në “Loro Boriçi” nisi mjaft mirë për shkodranët, të cilët kaluan në avantazh me Balajn në minutën e 4’. Pas 20 minutash, ishte sërish kapiteni shkodran që dyfishoi shifrat, ndërsa në të 43’-tën, Maksuti rihapi ndeshjen.

Një minutë nga starti i pjesës së dytë, Yago shënoi të tretin për ekipin e Edi Martinit, por vlonjatët reaguan sërish duke i shkurtuar shifrat për herë të dytë në këtë ndeshje, me Bangaly në të 56’-tën.

Kështu Vllaznia merr fitoren e parë pas 6 ndeshjes radhazi, duke e mbyllur vitin në vendin e katërt me 30 pikë. Nga ana tjetër, Flamurtari nuk lëviz nga vendi i parafundit, me 14 pikë.

Barazim 1-1 mes Elbasanit dhe Tiranës. Një sfidë kjo ku nuk mungoi tensioni, pasi në mesin e pjesës së dytë, bardheblutë u larguan përkohësisht nga fusha e lojës për shkak të një penalltie të dhënë për skuadrën nga Elbasani.

Elbasani është në vendin e dytë, ndërsa Tirana mbyll klasifikimin.

Po ndodh...