Kapen 435 kg kokainë në Kalabri! Nuhatja e qenve zbuloi ngarkesën që vinte nga Amerika Latine

24 Dhjetor 2025, 19:48 / BOTA ALFA PRESS

Kapen 435 kg kokainë në Kalabri! Nuhatja e qenve zbuloi ngarkesën

Mbi 435 kilogramë kokainë me pastërti të lartë dhe me vlerë mbi 70 milionë euro në tregun e zi, u sekuestruan në portin e Gioia Tauro, në Italinë jugore, njoftoi sot policia kufitare italiane (GDF).

Droga u sekuestrua në një operacion me shkallë të gjerë, duke i dhënë një tjetër goditjeve karteleve të narkosit.

Malli u gjet në portin e Kalabrisë, ishte fshehur në një ngarkesë prej rreth 1,000 qesesh me kikirikë me origjinë nga Amerika Latine dhe të destinuara për Evropën Lindore, sipas një deklarate nga GDF.

Policia e përshkroi gjithashtu pjesëmarrjen e njësive me qen të trajnuar në këtë operacion si “vendimtare dhe të rëndësishme”, pasi qentë zbuluan “anomali” në këtë ngarkesë.

Ky sekuestrim i ka dhënë një “goditje të fortë” të ardhurave të bandave të krimit të organizuar që fshihen pas këtij kontrabande droge, vuri në dukje me kënaqësi policia kufitare, duke sqaruar se gjatë këtij viti “më shumë se 5 ton” drogë “me një vlerë totale prej afërsisht 650 milionë eurosh” u sekuestruan në Gioia Tauro.

Po ndodh...