Masakra e Don Boskos/ Prokuroria mbyll hetimet, dërgohet për gjykim Nikoll Sherrniku

28 Nëntor 2023, 13:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Masakra e Don Boskos/ Prokuroria mbyll hetimet, dërgohet për gjykim
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet ditën e sotme për ngjarjen e njohur si "Masakra e Don Boskos". Organi i hetimit ka dorëzuar dosjen në gjykatë dhe ka dërguar të pandehurin Nikoll Sherniku për gjykim. Nga informacionet e prokurorisë i pandehuri gjatë kohës që ishte Gjermani në servisin e një shqiptari të Kosovës ka marrë targat që janë përdorur për vrasjen në Don Bosko.

Në ngjarjen e ndodhur në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, ku u vra Mimoza Paja dhe mbeten të plagosur 5 persona të tjerë, Sherniku dyshohet se ka organziuar kushtet për vrasjen e planifikuar nga autorët. Pas masakrës automjeti i autorëve është gjetur në fshatin Likmetaj i shkrumbuar. Pas gjetjes së makinës është evidentuar dhe provuar gjatë hetimeve se targat gjermane të automjetit ishin vjedhur në Gladbeg të Gjermanisë nga Nikollë Sherrniku, mik i njohur i Ervis Martinajt. 

Sipas dosjes së prokurorisë, për informacionet e shtuara gjatë hetimeve, ka dalë dhe një dëshmitar. Dëshmitari ka qenë në dijeni të veprimeve të të pandehurit dhe ka rrëfyer se Sherrniku i kishte thënë se targat do t'ia jepte Ervis Martinajt. Nga ana tjetër i pandehuri Nikollë Sherrniku i mohon akuzat dhe deponon se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. 

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në 12 Mars 2023 në lagjen "Don Bosko" në Tiranë ku një breshëri armësh është drejtuar në ambientet e lokalit në pronësi të Fatjon Muratit. Gjatë masakrës mbeti e vrarë banakieria Mimoza Paja, ku u plagos dhe mbesa e saj 10-vjeçare. 

Po ndodh...

ide