Mashtrimet online/ Urdhri i mjekut ngre alarmin: Pacientët po ndërpresin trajtimin prej montazheve

Këtë shqetësim e denoncon edhe kreu i Urdhrit të Mjekut, Dr. Dritan Trepçe, i cili shpjegon se ka pasur raste kur pacientët kanë lënë mjekimin e përshkruar në recetë nga mjeku duke i besuar produkteve të pakontrolluara e duke i bërë dëm shëndetit.
Dr. Dritan Trepçe – Presidenti i Urdhrit të Mjekut: Është shumë shqetësuese pasi kemi pasur raste që kanë hequr medikamente dhe dëmtuar shëndetin e tyre. Kjo ul besimin e pacientit ndaj mjekut dhe ndaj sistemit shëndetësor
Shoqatat e mjekëve kanë ngritur me shqetësim mashtrimin që po bëhet me foto të mjekëve apo video të tyre ku u montohet zë, sikur është ai që rekomandon te produkte që shërojnë sëmundje të caktuara.
Dr. Dritan Trepçe – Presidenti i Urdhrit të Mjekut: Shumë mjek na janë ankuar se me figurat e tyre mashtrohet.
Urdhri i Mjekut e konsideron disi të vështirë vënien në kontroll të rrjeteve sociale, por nga ana tjetër kërkon të përforcohet legjislacioni për reklamimin mashtrues në fushën e shëndetësisë.
Dr. Dritan Trepçe – Presidenti i Urdhrit të Mjekut: Të kriminalizohet mashtrimi në Kodin Penal. Dhe po kështu, të merren masa për edukimin e popullatës që të mos bien pre kaq lehtë, sidomos ndaj këtyre mashtrimeve me karakter shëndetësor./Top Channel
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
