
"Më dënoni sa të doni", Gjykata e la në burg, zbardhet deklarata e Lul Berishës: Njëlloj siç më ra akuza tjetër, do të bjerë edhe kjo

Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i ekstraduar nga Spanja dy ditë më parë, ka dalë sot përballë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për caktimin e masës së sigurisë.
Gjatë seancës, Berisha kundërshtoi fuqishëm akuzat e bazuara në dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, duke pretenduar se ai nuk ka pasur kurrë kontakte me të.
“Nuk e njoh fare atë njeri, nuk e kam takuar asnjëherë. Nëse më provoni një kontakt, më dënoni sa të doni. Njëlloj siç më ra akuza tjetër, njëlloj do të bjerë edhe kjo.”
Lulzim Berisha u arrestua në Spanjë pas një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe u ekstradua në Shqipëri. Ai akuzohet për përfshirje në krime të rënda, përfshirë vrasje dhe veprimtari kriminale si pjesë e bandës së Durrësit, një nga organizatat më famëkeqe kriminale në Shqipëri.

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128