Mollët e Dibrës mbeten pa shitur, fermerët: Nuk ka treg, çmimi shumë i ulet

22 Shtator 2024, 14:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mollët e Dibrës mbeten pa shitur, fermerët: Nuk ka treg,

Fermerët e Dibrës që kanë kultivuar varietete të ndryshme mollësh po përballen me mungesën e tregut dhe me çmimin e ulët të shitjes.

Prodhimi këtë vit është i bollshëm, por sipas fermerit Gëzim Ademi, tregtarët e shumicës po i çojnë drejt falimentimit sepse zgjedhin produktet e rajonit dhe jo ato të vendit.

Ku t’i çojmë? T’i lë të bien në tokë. Kam shpenzuar 2 milionë lekë. Këtu nuk merr asnjë, nuk ka ardhur njeri. Vetëm nëse shes ndonjë kokërr në rrugë, të rri në rrugë gjithë vitin”, tha fermeri.

Fermerët ankohen edhe për mungesën e fuqisë punëtore.

Nuk ka punëtorë, i mbledh vetëm me gruan. S’ka më punëtorë”.

Shqetësimet e fermerëve për të gjetur tregun ku do të shesin prodhimin e tyre me një çmim të leverdisshëm për ta janë të përvitshme, ndërsa thirrjet ndaj qeverisë për t’i mbështetur dhe orientuar janë të vazhdueshme.

 

Po ndodh...

ide