Molotovët te Parlamenti, përfshihet nga flakët një makinë dhe 4 policë

10 Shkurt 2026, 20:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Molotovët te Parlamenti, përfshihet nga flakët një

Protestuesit, pas zhvendosjes nga Kryeministria, kanë mbërritur tek Parlamenti, ku situata ka shpërthyer në tensione.

Disa prej tyre kanë hedhur molotov dhe flakadanë, duke shkaktuar zjarr dhe përplasje me efektivët e policisë.

Sakaq si pasojë e breshërisë së molotovëve një makinë që ndodhej e parkuar është përfshirë nga flakët, ndërsa gjithashtu kanë pësuar djegie edhe katër efektivë policie.

Sipas raportimeve këta të fundit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Pjesa më e madhe e turmës është përqendruar pranë Parlamentit, ndërsa disa protestues kanë qëndruar ende pranë Kryeministrisë.

 

Po ndodh...

ide