
Ndalimi i Julian Meçajt në Dubai, Policia: Nisin procedurat për ekstradim, akuzohet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj

Policia e Shtetit thotë se 47-vjeçari Julian Meçaj është arrestuar në Dubai dhe se për të tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë.
Meçaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj në vitin 2019 në autostradën Tiranë-Durrës, në makinë ku së bashku me prokurorin ndodhej edhe Aleksandër Laho dhe ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.
Meçaj njihet edhe si krahu i djathtë i Plarent Dervishajt, kunati i Lul Berishës së ish-Bandës së Durrësit.
Për atentatin ndaj Ndoj dhe Lahos, janë arrestuar Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku (40 vjeç) që i shpëtoi një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në Durrës, Marsel Deçka (38 vjeç), Endrit Sinani (29 vjeç), Julian Pjetri (45 vjeç) dhe Bashkim Haxhia (54 vjeç), Julian Meçaj (i ndaluar në Dubai), Plaurent Dervishaj që dyshohet se ndodhet në Dubai dhe Ramazan Rraja.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabi, operacioni policor i koduar “Tentativa”.
Pas shkëmbimit të informacioneve mes dy palëve, kapet në Dubai dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra të rënda penale.
Vijojnë procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të 47-vjeçarit të akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.
Interpol Tirana, në vijim të bashkëpunimit me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka shkëmbyer informacion për një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar që fshihej në Dubai. Në bazë të informacioneve të shkëmbyera mes palëve, është organizuar operacioni policor i koduar “Tentativa”, si rezultat i të cilit është kapur në Dubai dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar:
J. M., 47 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publike” mbetur në tentativë, “Vrasja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve/mjeteve për të kryer vrasje”.
Në vitin 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, shtetasi J. M., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin shtetasit A. N. (me detyrë prokuror i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës), A. L. dhe shtetasi A. M. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi A. M. dhe dhe janë plagosur shtetasit A. N. dhe A. L.
Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Abu Dhabin, për ekstradimin e shtetasit J. M., drejt vendit tonë.
-
-
-
-
SHBA, dy avionë përplasen në një pistë në aeroportin e Bostonit
8 Shkurt, 17:04 -
-
Skemë kampionësh 8 shkurt
8 Shkurt, 16:43 -
-
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128