Ndeshja Angli-Zvicër/ Një biletë gjysmëfinaleje në lojë, nis dueli në Dyseldorf
6 Korrik 2024, 18:06 / AKTUALITET

Anglia përballet me Zvicrën për të siguruar një biletë në gjysmëfinalet e Euro 2024. Kjo ndeshje pritet të jetë shumë e rivalizuar duke parë gjendjen e dy ekipeve.
Anglia ka kaluar pa shumë shkëlqim deri tani në çerekfinalet e turneut, duke vuajtur sidomos në turin e mëparshëm e duke qenë vetëm pak sekonda larg eliminimit përballë Sllovakisë.
Ndaj për skuadrën e Garet Sauthgejt, fitorja sot dhe me lojë bindëse duket tashmë një “detyrim” që shton edhe më shumë trysninë mbi të.
Ndërsa në anën tjetër vjen Zvicra e cila ka dhënë një provë të mirëfilltë force përballë Anglisë në takimin e mëparshëm dhe kërkon me të drejtë që të tentojë për herë të parë kualifikimin në gjysmëfinalet e Europianit.
Po ndodh...
Çfarë tha e nuk i doli!
Nga Alfapress
ide
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Edi
Nga Demush Shasha
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Nga Azgan Haklaj
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Nga Veton Surroi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
