Në luftë me ndërkombëtarët e OMN, shkarkohet kryeprokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj

27 Prill 2022, 15:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

 

Në luftë me ndërkombëtarët e OMN, shkarkohet

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka shkarkuar kryeprokuroren e Tiranës Elisabeta Imeraj. Kjo e fundit përpara se të paraqitej para trupës gjykuese u shpreh se priste drejtësi, por pas vendimit u shpreh se shpreson që të arsyetohet se kush e dëshiron shkarkimin e saj.

"Ajo që pretendohet nga reforma në drejtësi është që zëri i secilit palë të jetë i dëgjushëm, normalisht nuk e lidh këtë me situatën perdonale, në KPA jam drejtuar me pyetje konkrete "kush e dëshiron shkarkimin e Elisabeta Imeraj", vetëm kjo pyetje nuk u dha, duke qenë se kjo cështjhe pati interes të shtuar të medias, jeni të ftuar në cilësinë e gazetarëve dhe të medias që të merrni çdo fletë të dosjes hetimore që në KPK që vërtetohet që Elisabeta Imeraj ka zero pasuri në Shqipëri dhe jashtë saj, çdo akt të dosjes që lidhet me element që kanë të bëjnë me figurën, puna ime në vite ka folur më së miri se çfarë pune dhe çfarë funksioni është kryer puna e Prokurorit, me çështjet e përfafaqësues, 160 të pandehur janë dënuar me vendim të prerë dhe vetëm 3 prej tyre kanë marrë pafajsi, nuk kanë respektuar propocianali. Ajo çfarë reforma në drejtësi synon është një sistem i pavarur që tejçon besimin te publiku që mendon se të japin vendime në bazë të provave, pavarwsisht presioneve politike, ekonomike, kriminale apo ndërkombëtare, jam munduar që të prezantoj jo për vete, por për të gjithë ju që në cdo moment nga ana ime është vërë e mundur dhe janë vënë prova që ky proces ka qenë i afektuar që në fillimet e tij, edhe për shkak të lidhur ngushtësisht të kartelave të justifikuara, nëse reforma në drejtësi është që të sjellë si qëllim që të bazohemi në dokumentacion me denoncime anonime, atëherë është e vërtetë Elisabeta duhet shkarkuar", tha Imeraj.

Imeraj është gjykuar në tri kriteret e rivlerësimit të Vetting-ut, ku lidhur me pastërtinë e figurës u argumentua nga trupa gjykuese se ka mohuar faktet për ish- kunatin, duke treguar jo korrektësi të magjistratit. 

"Subjekti ka treguar sjellje jo profesionale duke kontaktuar përfaqësues të ONM që ndiqte procesin e saj. Vendosja e kontakteve me ONM për çdo arsye e jo e duhur dhe jo ligjore. Është sjellje e papërshtatshme", tha Ina Rama, teksa njoftoi shkarkimin. 

Gjithashtu lidhur me kriterin e rivlerësimit të pasurisë, Imeraj nuk mundi të justifikonte, sipas kryetares së trupës gjykuese një pronë prej 2500m katrorë.

"Për pasurinë 2500 m2 tek ish fusha aviacion subjekti s'ka burime të ligjshme. Po ashtu edhe për tokën arë të ndodhur në Mullet s'ka burime. Për apartamentin  ndodhur në Tiranë prej 66 m2 dhe shtesë subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të pasaktë. Për shlyerjen e kredive të marra në 2006 dhe në 2008 subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur kanë patur pamjaftueshmëri për shlyerjen e këtyre kredive”, u relatua në seancën dëgjimore.

 

Po ndodh...

ide