Në makinën e 27-vjeçarit dyshohet se u vendos 500 gr tritol, pistat që po hetohen

12 Qershor 2022, 15:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Në makinën e 27-vjeçarit dyshohet se u vendos 500 gr tritol,

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e Aleksandër Sadikaj, të cilit iu vendos një sasi tritoli në makinë që shpërtheu teksa ishte në lëvizje.

Mësohet se sasia e tritolit të vendosur në makinën e tij ka qenë rreth 500 gram. Mësohet se Sadikaj ka dalë nga shtëpia e tij në Sauk të vjetër dhe pak minuta më pas ndodhi shpërthimi, duke e lënë fillimisht të gjymtuar, ndërsa në spital humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë e cila nuk dihet kujt i përket. Prokuroria po heton në disa pista,  atë të larjes së hesapeve, hakmarrje për shkak se ishte përfshirë në ngjarje kriminale në Greqi.

 

Po ndodh...

ide