Nuk ka kohë për punë, prokurorja në Sarandë kërkon burrë tek fallxhorja!

Problematika e trajtuar mbrëmjen e sotme, 7 prill, në “Stop”, Tv Klan kishte të bënte me rastin e qytetarit Pandeli Nika, ku sipas tij i është përvetësuar biznezi familjar nga vëllai i tij, bashkëpronarit të biznesit të ndërtuar në vitin 1996.
Çështja ishte referuar në Prokurorinë e Sarandës, për falsifikim dokumentesh, por prokurorja Hava Memko nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim të mëtejshëm.
Menjëherë pas publikimit nga “Stop”, prokurorja procedoi penalisht Pandeli Nikën për një dokument noterial, që pretendohet të jetë i falsifikuar, pa asnjë akt-ekspertimi, apo provë shkencore.
Gjithcka u ngrit mbi bazën e fjalës së noterit, i cili vetë rezulton i akuzuar dhe i dënuar më parë për falsifikime, i favorizuar nga organi i akuzës.
Nga ana tjetër, i njëjti dokument është hetuar dy herë më parë nga prokurorë të tjerë dhe është mbyllur pa asnjë element falsifikimi.
Ndërkohë, denoncuesi ka paraqitur dy ekspertiza private, që vërtetojnë, se vulat janë autentike.
Si të mos mjaftonin të gjitha këto “bëma”, prokuroja Memko është parë të shkojë për të konsultuar fatin tek një fallxhore e zonës.
Qytetari: Është çuni i tezes në Sarandë
Qytetari: Edhe një vajzë aty tek puna, ka qejf që ta zëri. E kupton?
Qytetari: Kjo vajza ka qejf të zëri këtë, se është avokat ky djali. E quajnë Hava.
Fallxhorja: Sa më vijnë mua këtu…
Qytetari: E marr vesh më, ja ta tregoj me foto!
Fallxhorja: Kjo është ajo, që bën keq? Që bën keq? Ka ardh këtu kjo?
Qytetari: E kupton tani, po është fut kjo në mes.
Fallxhorja: E njoh. Tani s’ka ardhë kjo te mua. Nga është kjo? Nga Konispoli?
Fallxhorja: Po është nga Konispoli, ka ardhë.
Fallxhorja: Nga Konispoli është?
Fallxhorja: Ka ardhë mo, ka ardhë me nji me syze dhe ajo ashtu është më duket, prokurore. Një e shëndoshë. Po tani s’kanë ardhur ato, mund të kenë nja.., vjet. Tani erdhe, rri rehat! Dhe në një vend tjetër ka vajtur kjo. Tani e prura në…
Fallxhorja: Nuk është kjo, s’ia vlen, edhe lekiste shumë, është lekiste e paparë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128