Operacioni “Ura”/ Ekil Nderjakut i komunikohet masë tjetër sigurie në qeli
21 Maj 2025, 15:39 / AKTUALITET

Ekil Nderjakut i është komunikuar në qeli masa e sigurisë “arrest me burg” në kuadër të operacionit “Ura”.
Nderjaku është një prej 6 të akuzuarve për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar gjatë harkut kohor 04.09.2020 – 30.01.2021.
Nderjaku akuzohet se ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të eliminuar Mitri Priftin në periudhën 4 tetor 2020 deri në 30 janar 2021.
Në kuadër të operacionit “Ura” është caktuar masë sigurie edhe për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morinën. Ky i fundit akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës në bashkëpunim me Ekil Nderjakun.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




