Pa paga prej 7 muajsh, dhjetra punonjës të “Bankers Petroleum” protestojnë për drejtësi
10 Shkurt 2026, 10:43 / AKTUALITET
Dhjetra punonjës të kompanise së sigurimit të Bankers Petroleum” SHPSF Serjani”, janë ngritur në një protestë paraditen e sotme.
Prej 7 muajsh ata nuk kanë marrë pagat duke e bërë situatën e 120 punonjësve tepër të vështirë.
Kemi qënë 380 punonjës thonë ata , por janë bërë shkurtime të vazhdueshme , ndërkohë që kjo është protesta e katërt brenda 7 muajve. Jemi zhytur në borxhe e kredira thonë protestuesit , ndaj kjo problematikë duhet të marrë zgjidhje.
Ndërkohë ata kanë pohuar se gjatë gjithë kësaj kohe kanë marrë kontakte me drejtuesit e kompanisë të cilët i kanë mbajtur me shpresa të kota.
Përballë kësaj situate punonjësit kanë pohuar se do të vazhdojnë protestat paralelisht me punën derisa problematika e tyre të marrë zgjidhje.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128