Pagoi Nuredin Dumanin për të vrarë ish-gruan, avokati dënohet me 1.4 vite burg

Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të enjte me 2 vite burg avokatin Alban Bengasi, i cili pagoi 120 mijë euro të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani për të vrarë ish-gruan e tij, Blerta Ruçi.
Mësohet se Bengasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 1.4 vite burg ndërsa SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4.4 vite burg.
Si ndodhi ngjarja
Blerta Bengasi, ish-bashkëshortja e avokatit Alban Bengasi, ra pre e një sulmi fizik më 31 Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj. Ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identitetin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër.
Pas kësaj ngjarje, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u tregoi hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci, i cili kishte paguar 120 mijë euro. Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshorten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë.
-
Caktohet vendi ku Rama do mbajë takimin në Greqi
9 Maj, 16:54 -
Aksident në Vlorë, motori përplas të moshuarin
9 Maj, 16:43
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


