Përfundojnë homazhet, ikona e teatrit dhe kinematografisë, Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit

4 Prill 2025, 13:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përfundojnë homazhet, ikona e teatrit dhe kinematografisë,

Me marshin funebër të luajtur nga banda e qytetit dhe lule që janë hedhur mbi arkëmort është përcjellë për në banesën e fundit ikona e teatrit dhe kinematografisë Margarita Xhepa, njëkohësisht dhe “Nder i kombit”.

Kolegë, aktorë të vjetër dhe të rinj, familjarë dhe qytetarë kanë ndërtuar artisten me përulje dhe duartrokitje në këtë ditë të fundit të saj ku u përcoll me këtë ceremoni shtetërore të organizuar në ambientet e TOB.

Djali i artistes, Ndriçim Xhepa, në përfundim të homazheve ka dhënë një prononcim për mediat ku u shpreh se filmi i fundit ku ajo kori pjesë “Bolero në vilën e pleqve” ishte edhe mbyllje e bukur e perdes mes jetës dhe artit për nënë e tij.

 

Po ndodh...