Përshtatën lokalin për përdorim droge, arrestohet 38-vjeçari në Has, procedohet një tjetër

Një 38-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte një lokal me qira në Krumë për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ai u kap në flagrancë nga policia me një sasi kanabisi me vete, e cila u sekuestrua nga policia.
Gjithashtu u procedua penalisht administratori 58 vjeçar i lokalit, i cili fshihte të ardhurat e gjeneruara nga biznesi i paregjistruar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
U kap në flagrancë, me sasi cannabisi me vete, në një lokal në Krumë, të përshtatur për përdorim dhe për shitje të kësaj lënde narkotike, vihet në pranga 38-vjeçari.
Procedohet penalisht administratori i lokalit, i cili përveç përshtatjes, fshihte të ardhurat e gjeneruara nga biznesi i paregjistruar.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të cilat vijojnë të kryhen me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, kanë zbuluar një lokal në Krumë, të marrë me qira, me qëllim përshtatjen për përdorim dhe shitje të cannabis sativës.
Nga ndërhyrja e menjëhershme në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë, me lëndë narkotike cannabis sativa, me vete, dhe vunë në pranga shtetasin D. Ll., 38 vjeç, banues në fshatin Kishaj. Gjithashtu, u sekuestrua si provë materiale, sasia e lëndës narkotike që posedonte i arrestuari.
Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Q., 58 vjeç, banues në Krumë, pasi nuk kishte regjistruar në organet tatimore, lokalin e marrë me qira, si dhe sepse dyshohet se e kishte përshtatur këtë ambient, për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
