EMRI/ Plagosje me armë zjarri në Elbasan, arrestohet autori, i gjendet një automatik me silenciator

15 Mars 2025, 09:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Plagosje me armë zjarri në Elbasan, arrestohet autori, i gjendet
Policia ka vendosur në pranga një-32 vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes, pasi ka plasgur me armë gjahu një 53 vjeçar.

I arrestuari Ilir Dedja raportohet se qëlloi 53-vjeçarin me iniciale B. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta në lagjen Haxhias të Elbasanit. I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë gjatë kontrolleve në banesën e autorit të dyshuar u gjet arma e gjahut që u përdor për plagosjen, si edhe një automatik me silenciator dhe municion luftarak.

Automatiku me silenciator u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm, për të parë nëse kjo armë është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur më parë.

Ndërkohë është proceduar penalisht dhe një 35-vjeçar me iniciale A. M., pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar.

Plagosi me armë gjahu një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori.

I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Gjatë operacionit policor të koduar “Reagimi”, Policia i gjeti në banesë autorit të dyshuar një armë zjarri automatike me silenciatorë, armën e gjahut me të cilën dyshohet se plagosi 53-vjeçarin dhe municion luftarak.

Arma e zjarrit me silenciator u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm, për të parë nëse kjo armë është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur më parë.

Procedohet penalisht dhe një 35-vjeçar, për moskallëzim të krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte shkuar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, i dëmtuar në këmbë, dyshuar me armë gjahu, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.

Si rezultat i operacionit, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit I. D., 32 vjeç, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 32-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu shtetasin B. B., 53 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më tej, në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...