Plagosja në Shijak pas sherrit për paratë, pamje nga vendngjarja
22 Mars 2024, 13:06 / AKTUALITET

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Shijak. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 11:15, është plagosur Enidor Dedja, 36 vjeç, banues në Shijak.
Ai ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit Arbër Hoxha, 30 vjeç, banues në Durrës.
Ngjarja u regjistrua pranë biznesit të Enidor Dedjas, një dyqan për pjesë këmbimi.
Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një konflikti për paratë mes dy të rinjve, ndërsa më pas situata ka agravuar teksa 30-vjeçari ka plagosur me armë zjarri Dedjan dhe është larguar nga vendngjarja.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



