Po kthehen shtëpitë në ‘pika karburanti’, instalohen depozita e shitet naftë kontrabandë

Shtëpitë që transformohen në “pika karburanti” ku shitet nafta kontrabandë po kthehet në një trend aktiviteti të paligjshëm.
Brenda pak ditësh policia ka evidentuar 3 raste kur qytetarët instalojnë depozita nafte në shtëpi e mbushin me naftë kontrabandë dhe e tregojnë atë
Rasti i fundit është i sotmi ku policia njoftoi se në Kashar në ambientet e jashtme të banesës së tij u konstatua një depozitë metalike, e mbushur me 2000 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara.
Si rezultat u arrestua 47 vjeçari për mbajtje të naftës së kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj.
Operacioni u kodua “Diesel 3”
Aktualisht një bord cakton çmimin tavan të naftës në treg dhe çmimi i naftës me pakicë me vendimin e 16 shtatorit është 216 lekë/ litri.
Më 15 shtator po në një banesë në Tiranë u gjenden 2 depozita me naftë të kontrabanduar dhe u vu në pranga një 50-vjeçari
Më 14 shtator u arrestua një burrë që kishte instaluar pompën e naftës në shtëpi dhe e shiste kontrabandë./Syri.net
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
