Policia Rrugore ‘me dorë të hekurt’, arrestohen 17 shoferë në një javë në Tiranë, ja sa gjoba janë vendosur

Policia Rrugore ka publikuar bilancin e masave administrative, procedimeve por edhe arrestimeve të kryera përgjatë periudhës 21.04.2024 - 27.04.2024, ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.
Blutë sqarojnë se 17 shoferë janë arrestuar ose proceduar penalisht për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, si dhe janë vendosur 11,910 masa administrative.
Ndër të tjera, Rrugorja bën me dije se 8 automjete janë bllokuar.
17 Arrestime dhe procedime penale:
6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
4 persona për drejtim mjeti pa leje.
2 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
5 persona u proceduan për korupsion aktiv.
Masat administrative:
11,910 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,701 në ditë.
43 masa për xhama të zinj.
834 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
258 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
476 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
35 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
8409 masa për qëndrim të gabuar.
Pezullime dhe bllokime:
7 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
61 raste për tejkalim shpejtësie.
8 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
