Prishja e rrugës/ Banorët e fshatit Guras në Pogradec, në protestë

24 Tetor 2022, 08:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Prishja e rrugës/ Banorët e fshatit Guras në Pogradec, në

Dëmtimi i rrugës nga punimet për kanalizimet e ujërave të zeza ka ngritur në protestë dhjetëra banorë të fshatit Guras në Pogradec.

Protesta e tyre lidhet me gjendjen e rrugës  ku me përfundimin e punimeve firma ka shtruar një pjesë të rrugës, vetëm aty ku ka kryer punime.

Por banorët pretendojnë se puna e bërë është mjaft e dobët dhe është dëmtuar sërish.

Prej më shumë  se 30 min ata kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë kalimin e mjeteve si edhe  të mësuesve për të shkuar në fshat.

 

Po ndodh...

ide