Probleme me pasurinë, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Manjola Bejleri

26 Shkurt 2025, 19:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Probleme me pasurinë, KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) bërë publike pasditen e sotme se ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Manjola Bejleri.

Më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte vendosur më parë shkarkimin e Bejlerit për deklarim të pamjaftueshëm të pasurive dhe mungesë burimesh financiare për justifikimin e tyre.

Kujtojmë që Manjola Bejleri e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Ajo ka qenë gjithashtu kryetare e shoqatës së gjyqtarëve.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 78/2021, datë 14.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Manjola Bejleri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 460, datë 20.10.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.02.2025.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128