Prokurori i Tiranës, Hysni Mulaj konfirmohet në detyrë nga KPK
8 Qershor 2022, 10:34 / AKTUALITET

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Tiranës Hysni Mulaj.
Procesi i vetingut për prokurorin Mulaj u bë nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me realtore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.
Nga hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit prokurori Mulaj ka rezultuar i pastër në të trija shtyllat e Vettingut, pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.
Hysni Mulaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997. Ai ka punuar fillimisht në Prokurorinë e Bulqizës dhe prej vitit 2007 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.
-
Viktor Zhusti, Ali Pashë Tepelena dhe Bill Gates
8 Qershor, 10:32 -
-
Nis punimet Ballkani i Hapur, pritet të firmosen katër marrëveshje
8 Qershor, 10:25
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


