Punonte tokën, plagoset nga freza dhe humb jetën 60-vjeçari

19 Dhjetor 2023, 13:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Punonte tokën, plagoset nga freza dhe humb jetën 60-vjeçari

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Rrogozhinë pasi është plagosur duke punuar tokën me frezë.

“Rreth orës 11:55, teksa punonte në banesën e tij, në Rrogozhinë, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht me mjetin e punës (frezë), shtetasi B. T., 60 vjeç. Nga dëmtimet, 60-vjeçari ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

 

Po ndodh...

ide