Reagon pas dy ditësh policia e Lezhës për ngjarjen e Sokol Tomës: Po punojmë për kapjen e autorëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 9 majit në Lezhë. Sipas raportimeve ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative të Dajçit në Zadrimë të Lezhës, Sokol Toma është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.
53-vjeçari është goditur me sende të forta, ndërsa u bë me dije se pas ngjarjes ai është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës në autostradën Mamurras-Laç, në Sanxhak. Kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, teksa ende nuk dihen arsyet se përse është dhunuar. Pritet një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen.
Ndersa DVP Lezhë njofton pas dy ditësh se: “Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 22:00 të datës 09.05.2026, në autostradën “Mamurras–Laç”, në afërsi të kryqëzimit të Sanxhakut, ku shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, shtetasin S. T., 53 vjeç, banues në Lezhë, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në trup, sqarojmë se:
Menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet intensive, ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave në një territor të gjerë, dhe po kryen një sërë veprimesh të tjera hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128