Fitore në “frymën e fundit”, Roma thyen Parmën dhe bën lëmsh garën për Champions

10 Maj 2026, 23:21 / SPORT ALFA PRESS

Fitore në “frymën e fundit”, Roma thyen Parmën dhe

Roma ka marrë një fitore dramatike 3-2 ndaj Parmës, në ndeshjen e javës së 36-të të Serie A, të zhvilluar në një përballje me emocione deri në sekondat e fundit.

Roma kaloi e para në avantazh në minutën e 22-të me golin e Donyell Malen, por Parma reagoi në fillim të pjesës së dytë, duke barazuar në minutën e 47-të me Gabriel Strefezza.

Skuadra vendase përmbysi rezultatin në minutën e 87-të me golin e Mandela Keita, duke e vendosur Romën përballë humbjes.

Megjithatë, kryeqytetasit nuk u dorëzuan dhe rikthyen shifrat në baraspeshë në minutën e 90+4 me golin e Devyne Rensch.

Drama vazhdoi në minutat shtesë, kur në minutën e 90+9 Parma mbeti me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Sasha Brijeg.

Kulmi i ndeshjes erdhi në minutën e 90+11, kur Roma fitoi një penallti të kthyer në gol nga Donyell Malen, duke i dhënë ekipit një fitore të çmuar në garën për zonat europiane.

Me këtë sukses, Roma ngjitet në kuotën e 67 pikëve dhe renditet në vendin e pestë të kampionatit italian, ndërsa Parma mbetet në vendin e 13-të me 42 pikë.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide