Reshje të dendura dëbore në Qafë Thore, ARRSH: U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes

Në Qafë Thore, reshjet e dëborës vazhdojnë me intensitet të lartë, duke krijuar vështirësi të mundshme në qarkullim. Aktualisht, po punojnë dy borëpastruese njëkohësisht për të mbajtur rrugën të hapur dhe të kalueshme, ndërsa qarkullimi momental vazhdon pa probleme.
Sipas parashikimeve të motit, reshjet pritet të vijojnë gjatë gjithë natës, çka mund të ndikojë në lëvizjen e automjeteve dhe në punën e borëpastrueseve. Situata monitorohet nga grupet e punës, të cilat janë të vendosura në terren për të garantuar sigurinë e udhëtarëve.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal, duke rekomanduar drejtuesve të mjeteve të pajisen me zinxhirë dhe të ndjekin udhëzimet e stafit në terren gjatë udhëtimit drejt Qafë Thores.
Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron opinionin publik se bllokimi i rrugës në dalje të Tunelit të Llogarasë gjatë ditës së sotme është kryer në kuadër të masave të sigurisë për punimet që po zhvillohen në rrugët lidhëse të tunelit.
Shpërthimi i planifikuar u realizua në orën 12:30, në prani të Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin dhe menaxhimin e qarkullimit të mjeteve. Duke qenë se trafiku në këtë periudhë është minimal, rruga u bllokua për rreth 20 minuta. Pas përfundimit të procesit dhe pastrimit të zonës, qarkullimi vijoi normalisht.
Punimet janë pjesë e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse me Tunelin e Llogarasë dhe synojnë rehabilitimin e rrugës ekzistuese në një gjatësi prej rreth 1 km nga dalja e tunelit në anën e Palasës deri në kryqëzimin me rrugën e re Palasë–Dhërmi. Aktualisht po punohet për zgjerimin e aksit ekzistues, si dhe për ndërtimin e një aksi të ri prej rreth 600 metrash, ku po kryhen punime gërmimi për trupin e rrugës.
Gjatë procesit të gërmimeve, në rastet kur konstatohet material i fortë shkëmbor, është e domosdoshme përdorimi i shpërthimeve me sasi të vogla eksplozivi. Parashikohet që të realizohen edhe 5–6 shpërthime të tjera, ku shpërthimi i radhës mund të kryhet ditën e mërkurë.
Punimet po vijojnë me ritëm të lartë me qëllim përfundimin e tyre përpara sezonit veror.
Autoriteti Rrugor Shqiptar falënderon qytetarët për mirëkuptimin
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
Berisha duke sulmuar Bashën po ndihmon Ramën
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128