Reshjet e borës, Policia Rrugore apel shoferëve: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore
30 Nëntor 2024, 16:55 / AKTUALITET

Teksa vijojnë reshjet e dendura të borës në Rrugën e Kombit, në Bulqizë dhe në disa akse të tjera malore të vendit, Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje.
Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
‘Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore’, njofton policia.
Deri në këto momente nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

