Rihapet 'Gërdeci'/ Fatmir Mediu paraqitet në SPAK

Ditën e sotme, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Mësohet se Mediu është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për nënçështjen e Gërdecit.
Ai do të pyetet edhe mbi kompleksin “Partizani” si deklarues për një çështje për të cilën ka dijeni pasi ka mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes gjatë kohës që partia Demokratike ishte në qeveri.
Pas kallëzimit të familjes Durda, disa muaj më parë SPAK nisi procedim penal ndaj Mediut ku kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.
Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë. Apeli i GJKKO vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin. Ndërkohë Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm duke pretenduar se vendimi i Apelit është antikushtetues. Sipas avokatëve të tij, ky vendim cënon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128