Rrezik nga rrëshqitja e tokës në Bashaj dhe Matogjin, kërkohet ndërhyrje urgjente e institucioneve

Fenomeni i rrëshqitjes së tokës vijon të përkeqësohet në fshatrat Bashaj dhe Matogjin, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e banorëve dhe infrastrukturës.
Pas dëmtimeve të rrugës lidhëse, situata mbetet e paqëndrueshme, ndërsa lëvizja në zonë është bërë e vështirë dhe e rrezikshme.
Banorët shprehin frikë se rrëshqitja e tokës mund të thellohet dhe të rrezikojë banesat, veçanërisht në Matogjin, ku ka shtëpi të ndërtuara pranë zonave të prekura.
Sipas tyre, deri më tani nuk ka pasur një vlerësim të plotë teknik në terren dhe mungon prania e strukturave përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave.
Përveç dëmtimit të rrugës, që i detyron banorët të përdorin itinerare alternative të vështira dhe të pasigurta, shqetësimi kryesor mbetet rreziku për jetën e njerëzve.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
