Sarandë/ Shpërndante kokainë dhe kanabis nëpër qytet, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Sarandës.
Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 29-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat dyshohet se i shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës.
“Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan punën dhe goditën një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, ku si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 29-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat dyshohet se i shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës“, njftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




