“Është e drejtë të dalësh kundër modelit të korrupsionit!”/ Eurodeputetja: Shqipëria po jep shembull për gjithë botën
Gjatë fjalës së saj, eurodeputetja italiane u ndal specifikisht te projektet që prekin pasuritë natyrore të Shqipërisë, duke kërkuar mbrojtjen e tyre nga interesat e oligarkisë dhe klientelizmit.
“Shqipëria, toka e saj, bukuria e saj, pasuria e saj kulturore, nuk është një mall për t’u shitur ofertuesit më të mirë. Ishulli i Sazanit dhe laguna e Nartës duhet të qëndrojnë zona të mbrojtura për të gjithë dhe për gjeneratën e ardhshme. Nuk duhet të bëhet një park lojërash për të pasurit”, deklaroi prerë Salis nga tribuna përpara kryeministrisë.
Ajo shtoi se është plotësisht e drejtë që qytetarët të ngrihen kundër modelit të korrupsionit dhe kundër atyre që janë të privilegjuar, duke theksuar se ky model nuk sjell asnjë të mirë për popullatën, por shërben vetëm për interesat e të fuqishmëve. Sipas saj, për fat të keq kjo gjë nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë dhe në botë.
Më tej, Salis vlerësoi maksimalisht qëndresën e qytetarëve shqiptarë, duke nënvizuar se mesazhi që po përcillet nga bulevardi në Tiranë po kalon kufijtë dhe po shërben si një leksion dinjiteti për të gjithë popujt e tjerë.
Në fjalën e saj, ajo u shpreh se qytetarët po bëjnë historinë duke treguar një rrugë të bërë me kurajo, dinjitet dhe një bashkësi kolektive. Sipas eurodeputetes, ky është një shembull i shkëlqyer për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të mos lejuar oligarkinë që të vendosë për të ardhmen e shoqërisë.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
ide
Protesta si bekim: Fitorja e madhe që shumë ende nuk e shohin
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128