“Diella” nuk mbush vitin në kabinetin e Edi Ramës, Ministrja e parë me Inteligjencë Artificiale pritet të japë dorëheqjen

Ministrja me Inteligjencë Artificiale, Diella, ende nuk e ka mbushur vitin e plotë në kabinetin e qeverisë Rama 4, por burime për Newsbomb.al konfirmojnë që shumë shpejt ajo do të japë dorëheqjen. Ministrja e famshme e cila solli shumë debate e polemika mes kundërshtarëve politikë, e jo vetëm, pritet të mbyllë “rrugëtimin” e saj.
Ndërkohë nga ana tjetër, një veprim ironizues është bërë nga protestuesit ditën e sotme gjatë protestës ku Diella është shfaqur në monitor duke njoftuar dorëheqjen. “Deklaroj dorëheqjen e parevokueshme nga qeveria shqiptare. Radha juaj Kryeministër”, thuhet në mesazh.
Kujtojmë se Diella është ministrja e parë virtuale e Inteligjencës Artificiale (IA) në kabinetin qeveritar të Shqipërisë.
Ajo u krijua fillimisht si një asistente digjitale për platformën e-Albania dhe më pas u emërua zyrtarisht në detyrë nga Kryeministri Rama. Diella "lindi" dhe u prezantua në janar të vitit 2025 nga AKSHI, dhe pasi “shërbeu” si asistente virtuale në e-Albania, në shtator të vitit të kaluar përmes një dekreti ajo u emërua si Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale duke u bërë rasti i parë në botë i një sistemi IA që mban një post të tillë në një kabinet qeveritar.
video nga protesta sot
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
ide
Protesta si bekim: Fitorja e madhe që shumë ende nuk e shohin
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128