Sezoni i riprodhimit, ndalohet peshkimin në liqene nga maji deri në korrik

Për periudhën maj-korrik nuk do të lejohet peshkimi në liqenin e Ohrit, Prespës, Fierzës, Ulzës dhe Shkopetit.
Urdhri i Ministrisë së Bujqësisë përfshin ndalimin e peshkimit me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe hedhjen në treg ose për konsum të të gjitha llojeve të peshqve, me qëllim mbrojtjen e riprodhimit të peshkut në këtë sezon.
Gjithashtu parashikon ndalimin e peshkimit dhe grumbullimin e riprodhuesve të krapit në Liqenin e Ohrit dhe katër liqenet e tjera.
Ndërsa për periudhën 20 korrik 2024 deri më 20 gusht 2024, Ministria e Bujqësisë urdhëron ndalimin e peshkimit edhe me rrjeta në fashën bregliqenore prej 300 miljesh nga bregu.
Vendbazimi i varkave të peshkimit do të jetë në pikat e caktuara nga OMP Pogradec.
Do të jetë Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës (DSHPA), që do të koordinojë veprimtarinë organizative, teknike dhe financiare me Qendrën e Prodhimit të Rasateve të Koranit në fshatin Lin të Pogradecit, për gatishmërinë e marrjes së riprodhuesve të krapit.
Sipas urdhrit, “veprimtaria e grumbullimit të riprodhuesve, do të organizohet dhe kryhet nën drejtimin e DSHPA-së në bashkëpunim me Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit (OMP) Pogradec, duke përcaktuara dhe aktivizuar për këtë qëllim jo më shumë se 20 peshkatarë me përvojë, anëtarë të kësaj OMP-je. Për zbatimin e këtij urdhri, të hartohet një plan i përbashkët operativ veprimi nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, në koordinim me OMP Pogradec. OMP Pogradec duhet të marrë të gjitha masat për zhvendosjen e objekteve, ku peshqit kanë lëshuar vezët në mënyrë natyrale, në rastet e rënies së nivelit të ujit në liqen”.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



