Sherr me thika mes adoleshentëve në Pogradec, njëri i dëmtuar rëndë

12 Prill 2023, 13:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherr me thika mes adoleshentëve në Pogradec, njëri i

Në fshatin Çërravë, Pogradec, ka ndidhur një sherr me thika mes adoleshentëve ku njëri prej tyre ka përfunduar në spital. Policia ka arrestuar autorin, M. B., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë së Pogradecit:

Dëmtoi me thikë, një 18-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari, autori i dyshuar.

Më datë 12.04.2023, në fshatin Çërravë, Pogradec, shtetasi M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Çërravë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit M. B., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide