Sherr me thika mes emigrantësh në Itali, humb jetën 45-vjeçari nga Kosova

13 Tetor 2022, 09:38 / KOSOVA ALFA PRESS

Sherr me thika mes emigrantësh në Itali, humb jetën

Si pasojë e një sherri me thika, një 45-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në Itali. Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 12 tetor, në qarkun e Fierës në Treviso.

Sipas medieve italiane dyshohet se personat e përfshirë në sherr kanë qenë shqiptarë

Sipas raportimeve, disa nga personat e përfshirë në përleshje kanë marrë plagë të rënda, ndërsa të tjerët janë larguar nga vendngjarja përgjatë bregut të lumit Sile.

Policia italiane po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nuk dihen ende shkaqet e sherrit. Sakaq nuk përjashtohet që  sulmi të ketë qenë i planifikuar, pasi sipas dëshmitarëve okularë, përpara sherrit në zonë janë parë një grup njerëzish që zbritën nga një furgon.

 

Po ndodh...

ide