Sherri për vakancat në Apel thellon krizën në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, zbardhet arsyeja e përplasjes mes Bogdanit dhe Stojanit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka ende një vendim nëse do t’i plotësojë apo jo vakancat e Prokurorisë së Apelit, të cilës i mungojnë nëntë prokurorë.
Mbledhja e fundit ka degraduar me tone ofenduese mes anëtarit të KLP Sokol Stojani dhe kryetares Mirela Bogdani.
Katër anëtarë ku bën pjesë Sokol Stojani votuan mos hapjen e vakancave sepse siç mëson Top Channel nga kjo palë e votueseve ata synojnë t’i mbajnë bosh vendet për prokurorë që janë emëruar inspektorë në ILD dhe për prokurorët e SPAK që ju përfundon mandati së shpejti.
Pesë anëtarë te tjerë të KLP janë ndarë në dy grupe duke votuar hapjen e vakancave me kuota të caktuara dhe ky votim ka shkaktuar përplasje.
Edhe në një mbledhje të mëparshme anëtarët u përplasën nëse duhej zgjatur apo jo transferimi me pëlqim i katër prokurorëve qe ju ka mbaruar afati.
Këshilli doli pa vendim ndonëse më herët KLP ka shpallur qëndrim për mbarimin e transferimit të disa prokurorëve në Elbasan.
Qëndrimi i 4 prokurorëve nga rrethet pa vendim këshilli në Tiranë pritet të sjellë reagim të avokatëve qe do të kundërshtojnë si të pavlefshme veprimet hetimore.
Kriza e KLP ka një vit që ka ndarë në mënyrë të paprecedentë anëtarët e KLP, të cilët sakaq gjenden në prag të çeljes për garën e prokurorit të përgjithshëm pasi aktualit i mbaron mandati në dhjetor 2026.
Gara sipas ligjit duhet hapur në shtator por përderisa ligji i jep mundësinë edhe personave jashtë sistemit që të konkurrojnë, procedurat nga KLP duhen hapur brenda majit në mënyrë që institucionet të kenë kohë të mjaftueshme për verifikimet.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128