Sheshi Times Square “vishet” kuq e zi, shqiptarët në New York festojnë ditën e flamurit

29 Nëntor 2023, 11:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sheshi Times Square “vishet” kuq e zi, shqiptarët në New
28 Nëntori, festa e Pavarësisë, është festuar kudo ku ka shqiptarë. Në shenjë respekti për këtë festë të shënuar, edhe kryeqendrën më të famshme botërore Time Square në New York është ‘veshur’ kuq e zi.

Flamuri kuqezi dhe urimi për pavarësi vërshoi në ekranet gjigante në sheshin e New Yourk-ut duke ngjallur entuziazëm tek shqiptarët, por edhe kureshtje tek të huajit.

I pranishëm në Times Square ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati i cili preku nga afër këtë ndjenjë krenarie.

“Nuk ka ndjenjë më të bukur sesa të shikosh të valëvitet flamuri shqiptar në zemër të Amerikës. Sot ka qenë një shesh i flamurit shqiptar. Është fantastike dhe më vjen mirë të përshëndes komunitetin shqiptar, një komunitet që ia ka dalë mbanë dhe është integruar këtu në Amerikë. Gëzuar të gjithëve Ditën e Flamurit”, tha ambasadori Bushati. Ndërkohë ditën e djeshme, në ditën e pavarësisë ambasadori, Ervin Bushati u nderuar me titullin “Qytetar nderi i Bronx -it”.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128