Shisnin drogë pranë shkollave, arrestohen 2 persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës, pasi shisnin drogë afër shkollave në Shëngjin. Në pranga u vunë shtetasit P. G. dhe A. D., të dy banues në Shëngjin, si dhe u vunë në hetim dy të mitur.
“Si rezultat, në Shëngjin, janë kapur në flagrancë shtetasit P. G. dhe A. D., të cilëve gjatë kontrollit fizik iu janë gjetur doza të lëndës narkotike kanabis gati për shitje dhe mjete që përdoren për përgatitjen e dozave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit P. G., 24 vjeç dhe A. D., 21 vjeç, të dy banues në Shëngjin. Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur që dyshohet se janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shisnin dozat e lëndës narkotike, në afërsi të shkollave të Shëngjinit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, – bëri me dije policia.
-
Përplasen dy trena në Spanjë, plagosen 13 persona, mes tyre dhe të mitur
18 Dhjetor, 14:49 -
-
Pse u fsheh ditën e sotme Gazment Bardhi?!
18 Dhjetor, 14:36 -
Athinë/ Vendoset bombë në komisariatin e policisë
18 Dhjetor, 14:32
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



