Shpërthime në Peshtan të Fierit, zjarri nxjerr zbuluar municionin luftarak, dyshohet se janë fshehur që në ‘97

26 Korrik 2023, 10:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthime në Peshtan të Fierit, zjarri nxjerr zbuluar municionin
Pas rënies së zjarrit masiv në Peshtan të Fierit, janë dëgjuar shpërthime të fishekëve. Flakët e zjarrit kanë nxjerrë zbuluar municionin luftarak, që dyshohet se janë fshehur që në ’97. Fare pranë rrugës Fier-Cakran gjendet një kuti e mbushur me fishekë, të cilat përdoren për automatikë kallashnikov. Ende nuk ka informacione se kujt periudhe i përkasin, por mendohet se janë fshehur në këtë zonë nga trazirat e vitit ‘97.

Kanë qenë banorë të zonës të cilët janë shprehur se gjatë ditëve të fundit, kur pylli është përfshirë nga flakët, shpesh janë dëgjuar shpërthime të fishekëve. Nuk dihet nëse ka të tjera municione në këtë zonë dhe të kalibrit më të madh, ndërkohe që situata nga zjarret vazhdon të jetë shqetësuese.

Masivet pyjore të Peshtanit vijojnë të jenë në pushtetin e flakëve. Një vatër e cila ka qëndruar aktive përgjatë natës, ka marrë përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps, por u neturalizua shpejt nga zjarrfikësit. Dje u dogjën dy banesa të pabanueshme si dhe një dhomë që përdorej si kuzhinë. Helikopteri nisi punën që prej ditës së djeshme për të shuar flakët.

Po ndodh...