Shqipëria nën sulmin e keqbërësve kibernetikë, AKSHI sqaron situatën e fundit

Prej kohësh Shqipëria ka qenë nën vëmendjen maksimale të sulmuesve dhe keqbërësve kibernetikë.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) sqaroi opinionin publik se aktualisht gjendemi nën sulme masive, të shpërndara të formatit ‘Distributed Denial-of-Service’ (DDoS) duke bllokuar rrjetin me tentativa ilegjitime aksesimi të faqeve publike.
Mësohet se prej disa orë rezultojnë jashtë funksionit faqet e KLSH, ajo e Tatimeve, ILDKPI-ja, si dhe faqja e Kuvendit.
Situata është rikthyer në normalitet pas rreth 60 minutash dhe faqet qeveritare janë sërish në funksion të plotë.
AKSHI thekson se sulme të tilla nuk kanë asnjë lidhje me sigurinë e sistemeve dhe të dhënave në to, por vetëm me bllokimin e faqeve publike.
Siguria kibernetike dhe e informacionit është një nga sfidat më të mëdha në epokën digjitale.
Identifikimi në kohë i kërcënimeve, reagimi i shpejtë, dhe forcimi i sigurisë është një proces kompleks i cili kërkon vëmendjen e duhur dhe marrje masash të përshtatura sipas kohës dhe mënyrës së sulmeve, rast pas rasti, thuhet në njoftimin e AKSHI.
Mëngjesin e sotëm shumë biznese e kanë pasur të pamundur që të lëshonin fatura fiskale. Sipërmarrjet raportuan pranë Monitor se për rreth tre orë kishte probleme në aksesimin e faqes së tatimeve dhe të e-albania.
Bizneset raportuan pranë “Monitor” se fatura mund të prisnin vetëm subjektet që kishin inicializuar arkat përpara se të binte sistemi.
Pas orës 11 të paradites situata u normalizua dhe sistemet rifilluan funksionimin.
Sqarojme të gjitha mediat dhe organizmat e interesit se AKSHI nuk ka asnë lidhje me kompanitë private, apo institucionet e pavarura si Kuvendi i Shqiperisë, etj.
Ftojmë mediat që të përcjellin informacionet zyrtare, për informimin korrekt të qytetarëve, duke mos i deleguar AKSHI-t përgjegjësi që s’i përkasin, lidhur me sulmet e ndodhura drejt infrastrukturave, sistemeve dhe faqeve web që nuk administrohen prek AKSHI-it.
-
-
10 punë me pagesë të lartë që nuk kerkojnë diplomë
27 Dhjetor, 13:13 -
-
Si duhet lexuar vendimi i Gjykatës së Lartë për PD-në?
27 Dhjetor, 12:56
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




