SPAK kërkon sekuestrimin e 4 ha tokë/ Jorgo Goro ia dhuroi kryebashkiakut të komanduar, Bollano

SPAK ka rënduar pozitat ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili ndodhet në burg për tjetërsimin e me letra të falsifikuara të tokës në fshatin Gjilekë, e cila i ishte falur ish-deputetit socialist Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, për të ndërtuar resort si investitor strategjik.
Sipas Tch, në kohën kur Jorgo Goro vijon të jetë në arrest me burg për skandalin e tjetërsimit të tokave, SPAK ka bërë një kërkesë të dytë ku i ka kërkuar GJKKO-së vendosjen e sekuestros për 4 hektarë tokë në bashkinë e Himarës.
Ka dyshime se Goro këtë sopërfaqe toke prej 4 hektarësh ia ka dhuruar kryebashkiakut të sapo komanduar në Himarë, Arqile Bollano, ndërsa emri i këtij të fundit del në hetimet e SPAK.
Më 7 Qershor Arqile Bollano mori detyrën si kryebashkiak i komanduar i Himarës, pas votimit nga Këshilli Bashkiak, teksa zëvendësoi në atë post Blerina Balën, e cila dha dorëheqjen.
Emri i Arqile Bollanos del edhe në kallëzimet që Fredi Beleri ka bërë në SPAK për Jorgo Goron. Bollano ende nuk është marrë në pyetje nga ana e SPAK.
Bollani është kryebashkiaku i tretë i Himarës, i cili duket sikur do të ketë të njëjtin fat.
-
Kosova ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike
28 Qershor, 16:39
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

