Tentoi të kalonte kufirin me municion luftarak dhe armë të ftohta, arrestohet 39-vjeçari në Morinë

10 Shkurt 2026, 16:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tentoi të kalonte kufirin me municion luftarak dhe armë të

Policia ka arrestuar një 39-vjeç në Morinë pasi tentoi të kalonte kufirin, me municion luftarak dhe 4 armë të ftohta në automjet.

Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 2 karikatorë me fishekë, 2 thika, 1 sëpatë dhe 1 shkop metalik si ai i Policisë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin M. L.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 2 karikatorë me fishekë, 2 thika, 1 sëpatë dhe 1 shkop metalik si ai i Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 39 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, njofton policia.

Po ndodh...

ide